Tensionet në veri të Kosovës vijojnë që prej ditës së premte, kur serbët penguan kryetarët e rinj të komunave që të futeshin në zyra. Ndërkohë në orët e para të mëngjesit të sotëm, grupime qytetarësh serbë janë mbledhur në komunat e Leposaviçit, Zubin Potokut dhe Zveçanit, ku edhe ka prani të shtuar të forcave të policisë dhe KFOR-it. Policia e Kosovës ka hedhur gaz lotsjellës për të shpërndarë qytetarët pasi që ata tentuan të hyjnë në objektin e komunës së Zveçanit. Gazetare: Ema Shazivari Çdo ditë në një transmetim live do të vinë ngjarje të aktualitet, fenomene histori njerëzore, por edhe ngjarje të bujshme, ku program do të thellohet në to për të sjellë ekskluzive protagonistët e tyre. Lidhje direkte nga e gjithë Shqipëria. Dinamika e jetës shqiptare do të jetë çdo ditë në ekranin e Top Channel. Prezantojnë: Erjona Rusi & Arjon Muça Autore: Eralda Kenaj