Në studion gjatë rubrikës së parashikimeve astrologjike, ndodhi një moment i papritur mes moderatores Rudina Magjistari dhe astrologes së njohur Meri Shehu. Teksa Meri po fliste për shenjat e horoskopit, Rudina e ndërpret papritur dhe i drejtohet: Je mirë me fustanin, je në rregull? Meri: “S’kam ndonjë gjë me fustanin… po keni ju?!” Moderatorja vazhdon duke i bërë shenjë tek jaka e këmishës së saj, duke e ngritur lart për t’i treguar se dekolteja ishte më e hapur se zakonisht.