Manjani, i ftuar në emisionin politik, theksoi se në Shqipëri po ndodhin gjëra që “nuk mund të quhen standarde në një shtet normal”. Ai u ndal te situatat kur “një qeveri e huaj përgjon institucionet kushtetuese të vendit”, dhe kritika e tij u bë edhe më e drejtpërdrejtë kur u shpreh: “Ne ngremë flamurin dhe flasim për pavarësi, por në realitet kemi një pavarësi të degraduar… një pavarësi tallëse.”