Moderatori i emisionit të mëngjesit vihet në siklet nga etiketa e alarmit të dyqanit që kishte në këmishë. Kolegia thotë me shaka: “Kemi një problem teknik, ka mbetur një etiketë pa u hequr” (qeshin).Rezulton se kasa e dyqanit kishte harruar ta hiqte etiketën e alarmit. Moderatori shton me humor: “Do të bëj pip-pip sa herë të hyj në dyqan.”