Mjeku Ilvi Begolli dhe moderatorja Bora Zemani i bashkohen nismës së Bashkisë Tiranë
14/12/2020 15:36

Bora Zemani, moderatore e emisionit “Për’Puthen” në Top Channel dhe mjeku ortoped Ilvi Begolli, iu bashkuan iniciativës së përvitshme të Bashkisë së Tiranës në mbjelljen e pemëve. Bora dhe Dr. Ilvi zgjodhën që në ditën e lindjes së fëmijëve të tyre, krahas dhuratave, t’i dedikonin edhe mbjelljen e nga një peme. “Është diçka e vogël, por nëse secili prej nesh do të bënte kaq, një mbjellje peme, vendi do të bëhej shpejt më i bukur, më i mirë. I themi shpesh këto shprehjet tipike se shqiptarët nuk bëhen. Jo, bëhemi!”- tha Bora. “Të gjithë nga pak mund t’i shtojmë pemë jo vetëm parkut, por çdo pjese të qytetit,për ta bërë më të jetueshëm. Shpresoj të mos mblidhemi vetëm për ditëlindje, por edhe thjesht për të dhënë një mesazh”, tha Dr. Ilvi. “Mund të mbahemi mend si njerëz që dhunuan, prishën dhe shkatërruan qytetin”, tha kryebashkiaku Erion Veliaj, “ose mund të mbahemi mend si njerëz që ndërtuan, mbollën dhe e pastruan atë”. “Shumica dërrmuese e këtij qyteti e do të bukurën, të pastrën, do më shumë oksigjen dhe pemë. E di që e dogjën pemën, por s’ka problem, do ta rregullojmë prapë dhe do t’i fillojmë sërish festat. Por,më e rëndësishme është që qyteti të vazhdojë jetën. Nëse dikush mundohet ta dhunojë atë për politikë, të fitojë pikë duke shkatërruar, nuk funksionon sepse shumica dërrmuese e qytetarëve nuk e do këtë”, u shpreh Veliaj. Ecjen përpara të Tiranës thotë Erion Veliaj nuk mund ta ndalin një grusht njerëzish që djegin dhe dhunojnë. “Për hir të fëmijëve tanë, pas një javë shkatërrimi e dhune, sot është momenti të ringrihemi më të fortë, për të respektuar edhe shumicën e heshtur të qytetit, që nuk djeg, nuk dhunon dhe nuk bën zhurmë, por ama ka gjithë të drejtën e kësaj bote të ketë një qytet të pastër, funksional dhe të gjelbër”.

Top Channel/ Miloti mbulohet nga tymi i zi. Digjen masivisht goma buzë rrugës, ndotet ajri
14/03 23:25
Top Channel/ Përplasje të dhunshme dhe kaos pas sfidës Flamurtari-Elbasani, ndërhyn edhe policia
14/03 22:39
Top News – Re të zeza tymi në Milot. Djegie masive e gomave poshtë superstradës
14/03 22:38
Top News – Arrestohet 31-vjeçari në Sarandë. Dhunoi ish-partneren, kanosi me armë familjarët e saj
14/03 22:37
Top News – Tym i zi në Milot, digjen goma pranë lumit Mat
14/03 20:49
Top Channel/ Sëmundjet e veshkave në rritje. Mjekët: 1 në 10 persona të prekur
14/03 19:55
Top Channel/ Re të zeza tymi mbulojnë zonën e Milotit, shkak dyshohet djegia masive e gomave
14/03 19:20
Top Channel/ Festohet Dita e Verës në Lushnjë, koncert dhe aktivitete
14/03 16:37
Top Channel/ Dita e Verës në Tiranë/ Disa evente janë organizuar në kryeqytet për këtë ditë
14/03 15:24
Top Channel/ Sot festa e Ditës së Verës/ Qendra e festës është qyteti i Elbasanit
14/03 15:22
Top Channel/ SPAK me agjentë të infiltruar/ Plan për njësi operative në BKH për infiltrime
14/03 15:04
Top News – Tirana feston ditën e verës. Ballokume, muzikë dhe ngjyra në kryeqytet
14/03 14:18
Top News-Banorët e Rrjollit kundër resortit të Ulajt/ Sërish përplasje për pronën, disa të shoqëruar
14/03 14:12
Top Channel/ Vlonjatë dhe turistë festojnë Ditën e Verës pranë bregdetit
14/03 14:10
Top Channel/ Pamje me dron, Tirana feston Ditën e Verës, qytetarët mbushin rrugët e kryeqytetit
14/03 14:06
Top News – Ngjyrat e festës ‘veshin’ Tiranën. Ballokume e tinguj muzikor për ditën e verës
14/03 14:04
Top News- ‘Shqiponjat’ kapin 36-vjeçarin nga Kosova/ I dënuar me burg për shpërndarje droge
14/03 13:31
Top News – Festë dhe në burgun e të miturve/ Aktivitet festiv në kuadër të ditës së verës
14/03 13:22
Top News- Dhunë e përplasje në protestën e banorëve të Rrjollit, vijon beteja për pronën
14/03 13:20
Top Channel/ Dita e Verës në Durrës, koncert dhe panair në Ditën e Verës në qytetin bregdetar
14/03 12:43
DIGITALB DIGITALB