Ilir Allkja, mjek në Urgjencën e QSUT, ka njoftuar përmes një videoje në Facebook, të cilin gjatë konferencës për shtyp e transmetoi edhe kreu i PD Lulzim Basha, se është futur vetë në karantinë, pasi konstatoi se kishte vizituar pa veshjen speciale tre pacientë që rezultuan më pas pozitivë me koronavirus.