Dy mjekë kosovarë mëngjesin e sotëm kishin marrë rrugën drejtë Kukësit për t’u vaksinuar me vaksinën anti-covid. Por, ata u kthyen mbrapsht pa u vaksinuar. Krejt kjo pasi Ministria e Shëndetësisë në Kosovë edhe katër ditë pas deklaratës së kryeministrit shqiptar, nuk ka dërguar një listë të mjekëve me prioritet për vaksinim.