Pikë kalimet kufitare me Greqinë në Jug të vendit kanë përforcuar monitorimin shëndetësor si pjesë e masave për parandalimin e virusit Covid 19. Në pikëkalimin e Kakavijës janë instaluar një staf mjekësor në shërbim 24 orësh me 2 mjekë dhe 3 infermierë që gjurmojnë simptoma të mundshme të sëmundjes. Prefekti i qarkut Astrit Aliaj që monitoroi situatën tha se masat janë në lartësinë e emergjencës.