Për dekada, konkurset e bukurisë kanë qenë në qendër të vëmendjes publike, por edhe të dyshimeve. A janë vendosur fitueset më parë? A është blerë bukuria? A ka pasur presione, lidhje apo interesa të fshehta? Petri Bozo flet hapur për akuzat që e kanë shoqëruar gjatë gjithë karrierës dhe për realitetin pas skenës, për të cilin publiku vetëm ka aluduar.