I ftuar në Top Talk, Flobenc Dilaveri, Ekspert për ekonominë dhe ish-nëndrejtor i përgjithshëm i Tatimeve, komentoi planin e të ardhurave të buxhetit 2025. Ai analizoi edhe aksionet dhe nismat e reja të administratës tatimore që synojnë të reduktojnë evazionin dhe të sjellin më shumë para në arkat e shtetit. Programi "Top Talk" është emision i përditshëm që trajton tema aktuale në fushën e ekonomisë dhe biznesit. Me të ftuar të specializuar, analiza të thelluara dhe debate dinamike, programi sjell informacione të rëndësishme dhe opinione mbi zhvillimet më të fundit që ndikojnë në xhepat tanë, tregje dhe ekonomi. Nga e hëna në të premte, ora 15:45 Autor/Moderator: Angelo Haruni