Mijëra kilogramë mish, fileto pule apo vezë të infektuara me salmonelë përfunduan në tryezat e konsumatorëve. Siguria ushqimore është një ndër kriteret për tu anëtarësuar në Bashkimin Evropian, por institucionet shqiptare dështuan të garantojnë një sistem të mirëfilltë gjurmueshmërie. Mjaft kompani të mëdha nxorrën në treg mish të kontaminuar, por, ato u mbajtën sekret dhe konsumatori nuk u njoftua në kohë Pa laborator dhe analiza të akredituara, pa kontejnerë në pikat e kalimit doganor, shpesh kamionët që importojnë mish hapen në temperature 40 gradë duke shpërfillur të gjitha procedurat e sigurisë ushqimore. Cilat janë rreziqet që i kanosen konsumatorit dhe sa i përhapur është fenomeni…? #Ushqim #SiguriaUshqimore #Konsumator #BE #FiletoPule #Vezë #Mish