Vendi do të shkojë ne zgjedhje sipas ndarjes së deputetëve për qarqe të vitit 2009. LSI, PDIU dhe ish-deputeti socialist Kastriot Islami kanë bashkuar votat me demokratët për të lënë në fuqi ndarjen e deputetëve sipas zgjedhjeve te shkuara, duke bërë që vendimi i shumëdebatuar të marrë 72 vota pro, votën kundër të socialistëve, ndërsa është vene re edhe abstenimi i Vangjel Dules.