Këshilli bashkiak i Durrësit miraton listën e tretë paraprake të familjeve që përfitojnë bonusin e qerasë me 1588 aplikues. Gjatë mbledhjes së fundit, Këshilli Bashkiak sqaroi se kjo është një listë paraprake pasi lista përfundimtare e përfituesve të rinj të bonusit të qerasë do të dalë pas shqyrtimit të plotë të dokumentacionit nga ana e Bashkisë së Durrësit, në zbatim të VKM-së përkatëse.