“Miqtë e Hipokratit” – Helena Kadare, rrëfim nga Parisi – 05.02.2020
02/05/2020 19:01

Sonte në emisionin “Hipokrati”, i cili sapo u transmetua në Top Channel, ishte e ftuar nëpërmjet Skype, në lidhje të drejtpërdrejtë nga Parisi, shkrimtarja e mirënjohur Helena Kadare. Në këtë periudhë të vështirë që po kalon vendi ynë dhe e gjithë bota, Helena Kadare vlerësoi punën vetëmohuese të ekipit të mjekëve dhe infermierëve në spitalin “Infektiv”, të cilët po përballen në vijën e parë të frontit në betejën me koronavirusin. “Pashë një emision në Top Channel mbi koronavirusin, një emision ku tregohej një punë e jashtëzakonshme që bënin mjekët e “Infektivit”. Sapo të kem mundësi, dua të shkoj e t’i përulem atyre grave, mes të cilave pashë një heroizëm që nuk e gjen gjëkundi. Dëgjova dhe pashë që shefja e “Infektivit” Najada Çomo, rrinte 20 orë në spital pa pushim, me një përkushtim të admirueshëm. Përshëndes ekipin e bluzave të bardha dhe kryesisht gratë, sepse gratë shqiptare janë kurdoherë më të përkushtuarat që kam njohur në jetën time.” Shkrimtarja e dashur për publikun tregoi se si nën masa të rrepta sigurie, po e kalon kohën në Paris, në këtë periudhë pandemie, si dhe pamundësinë për të shijuar rrugicat dhe lagjet e bukura të Parisit, larg nipërve të saj. “Kemi respektuar me rigorozitet rregullat, por në këto 4 ditët e fundit kam dale nga pak. Notre Dame ishte tjetërsuar, uji i turbullt i lumit Sena ishte kthyer në një blu të mrekullueshme, një bukuri e jashtëzakonshme që të bënte të mendoheshe ‘ku fshihet ky virus’. Nuk mungoi edhe një mesazh për te gjithë qytetarët shqiptarë: “Kam dëgjuar që qytetarët i kanë respektuar rregullat aty, por ka pasur edhe nga ata të disi të papërgjegjshëm. Dëgjova një zonjë e cila thoshte ‘nuk kam frikë’, por kjo nuk është punë frike, duhet të mendojmë për të tjerët, të mos bëhemi rrezik për njerëzit e dashur”.

Rëndësia e ushqyerjes te fëmijët nga mosha 0-5 vjeç, gabimet e prindërve – Hipokrati
04/04 16:40
Si t’i përdorim vajrat Altrechem kundër parazitëve dhe mykut – Hipokrati
04/04 16:40
Kura kundër parazitëve, pse duhet të përdorni produktet Altrechem – Hipokrati
04/04 16:40
Altrechem, seti i parazitëve dhe mykut, trajtimi dhe eliminimi i tyre – Hipokrati
04/04 16:40
Dëmtim në zemër, tru apo veshka, ja çfarë i ndodh fëmijës nëse pini alkool në shtatzëni – Hipokrati
04/04 16:40
Sindroma alkoolike fetare, ja si mund ta dalloni fëmijën përmes tipareve të fytyrës – Hipokrati
04/04 16:40
Sindroma alkoolike fetale, dëmtimet në tru dhe vonesa në zhvillimin e foshnjës – Hipokrati
04/04 16:40
Nga truri i bebes tek organet e tjera, ja rëndësia e gjidhënies te fëmija juaj – Hipokrati
04/04 16:40
Ja si të përmirësoni trurin përmes dietës dhe ushtrimeve, dëgjoni neurologen -Hipokrati
28/03 16:40
Zhurma në vesh, shkaqet dhe simptomat, çfarë sëmundjesh fshihen pas saj – Hipokrati
28/03 16:40
Buzëqeshja “Hollywood”-iane, ja këshilla e stomatologes për moshat e reja -Hipokrati
28/03 16:40
Bëni kujdes! Ja cilat janë pasojat që sjell vetmia në trurin tonë -Hipokrati
28/03 16:40
Droga, disa antibiotikë ose kufjet, si mund ta parandalojmë zhurmën në vesh -Hipokrati
28/03 16:40
Izolimi social dhe problematikat që sjell në jetën tonë, si ndikon vetmia në tru – Hipokrati
28/03 16:40
Klinika Andent, ortodoncia moderne, implantet dentare dhe buzëqeshje natyrale -Hipokrati
28/03 16:40
Zhurma në vesh, ja disa sëmundje që mund të na tregojë -Hipokrati
28/03 16:40
Gjakderdhje nga mishrat e dhëmbëve dhe aromë e keqe e gojës? Ja zgjidhja -Hipokrati
28/03 16:40
Rritja e sheqerit nga stresi, kujdes, mund të çojë në rezistencë ndaj insulinës – Hipokrati
21/03 16:40
Stresi kronik, ja disa nga analizat që duhet të bëni për të kuptuar gjendjen e trupit – Hipokrati
21/03 16:40
Serumi me vitaminë C, seti i Altrechem për mbrojtjen e lëkurës këtë sezon veror – Hipokrati
21/03 16:40