Miqte e Hipokratit – Ermal Meta – 23.05.2020
23/05/2020 19:00

Ermal Meta: Më mungon gjuha shqipe, vitin tjetër koncert në Tiranë Këngëtari dhe kantautori shqiptar, Ermal Meta ishte i ftuar këtë të shtunë në programin “Hipokrati” në Top Channel, ku zbuloi dhe foli gjatë mbi karantinën e tij, projektet muzikore dhe planet e tij të afërta për një koncert në Shqipëri. Ermal Meta e përshkroi të vështirë situatën e pandemisë me të cilën u përball e gjithë bota, ndërsa shtoi se kjo karantinë ishte një periudhë e vështirë për të në aspektin profesional po ashtu edhe krijues. Ai zbuloi se kënga “Finiera bene” – “Do të përfundojë mirë”, ishte një krijim të cilin ai e realizoi në muajin janar, përpara se pandemia të vinte. “Këtë këngë e kam shkruar në janar, kur bëra këngën nuk arrija të kuptoja përse e shkrova atë këngë dhe pse teksti kishte këto fjalë si “do të përfundojë mire”. Kur erdhi pandemia dhe izolimi kuptova sikur kisha ndjer diçka dhe vendosa ta publikoja këngën sepse mua më jepte shumë shpresë dhe të njëjtën shpresë doja t’ia përcillja dhe njerëzve.” Pyetjes së gazetares se çfarë I mungon më shumë nga Shqipëria, Ermal Meta iu përgjigj se është gjuha shqipe ajo çka ia ndjen më shumë mungesën, të qënit i rrethuar nga njerëz që flasin shqip. “Më mungon gjuha shqipe, gjuha e nënës, më mungon ta dëgjoj. Madje dua t’i kërkoj të falur njerëzve që më ndjekin sepse nuk e flas shumë mirë shqipen, dhe që nuk e kam praktikuar aq shumë gjuhën time. Por sa herë që vij në Shqipëri dhe rrethohem nga shqiptarë kam një ndjenjë shumë të mire brenda vetes” Ermal Meta tha se planifikon gjithashtu një turne në vitin 2021, dhe një koncert në Shqipëri është në planet e tij vitin e ardhshëm, por ai do të shkel në tokën shqiptare sapo të happen kufijtë për një vizitë në atdhe. “ Kam planifikuar një tur vitin tjetër, në fakt ishte planifikuar për në mars të 2021. Tani për shkak të vaksinës nuk e di në cilin muaj do të mund ta realizojmë. Sapo ta filloj patjetër që do të vijë për një koncert në Shqipëri.”

“Nuk i harroj lotët”, cili është momenti i trishtë që mjekja Benereta Hoxha vazhdon ta kujtojë
21/02 16:40
“Po të jep sinjale për kancer”, kujdes nga ky problem me tëmthin -Hipokrati
21/02 16:40
“Probleme me zemrën dhe trurin”, ja ndikimet që ka apnea e gjumit -Hipokrati
21/02 16:40
Apnea e gjumit, çfarë pasojash sjell dhe si ta trajtojmë -Hipokrati
21/02 16:40
Historia prekëse me gjyshen në fëmijëri, si vendosi të bëhej mjeke Benereta Hoxha -Hipokrati
21/02 16:40
“Nuk ma pranonin çerdhet”, mjekja rrëfen sakrificën që bëri me djalin e vogël – Hipokrati
21/02 16:40
Keni gurë në tëmth? Ja kur mund t’i largoni me medikamente -Hipokrati
21/02 16:40
Keni keto shenja? Kujdes! Mund të keni apne gjumi -Hipokrati
21/02 16:40
Problemet me tëmthin, polipet dhe gurët, kur bëhen të rrezikshme -Hipokrati
21/02 16:40
40 vite në shërbim të jetës, Benereta Hoxha rrëfen sakrificat dhe momentet që e bekuan -Hipokrati
21/02 16:40
Cilat sëmundje shpërthejnë më shumë sëmundjet autoimune? Dëgjoni mjekun – Hipokrati
14/02 16:40
Mbroni fëmijët! Ja si mund t’u përkeqësohet shëndeti nga sëmundjet e trashëguara – Hipokrati
14/02 16:40
Sëmundjet autoimune, si ndikon stresi në përkeqësimin e simptomave – Hipokrati
14/02 16:40
“Ju prek zemrën ose ju bën me diabet”, rreziqet që ju vijnë nga gripi – Hipokrati
14/02 16:40
“Mund të çojë në humbje jete”, si ta kuptoni që gripi ka zhvilluar një sëmundje autoimune -Hipokrati
14/02 16:40
Gripi sezonal dhe sëmundjet autoimune, sfidat më të shpeshta në diagnostikim – Hipokrati
14/02 16:40
Keni këto shqetësime? Ja pse duhet të shkoni menjëherë te gjinekologu – Hipokrati
14/02 16:40
Rrëshkitja e mitrës, si ta trajtojmë me metoda pa operacion – Hipokrati
14/02 16:40
Rigjenerimi vaginal, shkenca e feminitetit dhe estetika që shëron – Hipokrati
14/02 16:40
Kanceri i vezoreve, cilët janë faktorët që e shkaktojnë – Hipokrati
07/02 16:40
DIGITALB DIGITALB