Bleona Qerreti ishte në kulmin e karrierës së saj në Shqipëri, kur në vitin 2005 vendosi për të ndjekur ëndrrën amerikane. Ajo shkoi në Los Angeles duke e nisur rrugëtimin në industrinë konkurruese të muzikës në botë, nga zero. Në karrierën muzikore bashkëpunon me emra të njohur ndërkombëtarisht si Timbaland, Rodney Jerkins apo David Foster. Krahas këngëve të reja, performancat artistike u shtrinë përtej muzikës pop duke marrë pjesë në evente të madhe artistike dhe sociale në SHBA. Krahas muzikës, Bleona ndërtoi një profil të lartë publik dhe mediatik, duke u shfaqur në tapete të kuq, evente të industrisë së filmit dhe modës, por edhe në mjedise politike dhe diplomatike, ku prania e saj ka tërhequr vëmendjen e mediave shqiptare dhe amerikane. Së fundmi, Bleonën e kemi parë në coverin e revistës prestigjioze të modës, "Vogue Latina". Gjatë viteve të fundit, Bleona është parë në takime dhe evente publike me figura të njohura të politikës amerikane, përfshirë presidentin aktual Donald Trump, në kuadër të aktiviteteve elektorale dhe eventeve publike të tij. Në takimt që djali i presidentit, Donald Trump Junior pati me komunitetin shqiptaro-amerikan si dhe mjaft e njohur është miqësia e saj me Richard Grenell, ish-i dërguar special i SHBA për dialogun Kosovë–Serbi dhe figurë kyçe e administratës Trump.