Minoriteti/ Athina mesazh Qeverisë shqiptare: Censusi 2020 tregon nëse respektohen të drejtat
12/01/2020 12:00

Athina e ka përsëritur vazhdimisht se në rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian do të vendosë kusht të drejtat e minoritetit grek në vendin tonë. E duket se fokusi kryesor i Qeverisë së Kyriakos Mitsotakis është përqëndruar te censusi i 2020-ës. Në Derviçan është shënuar sot 29 vjetori i Omonia-s, ku i pranishëm ishte edhe Kostandino Vllasi, përfaqësues i Qeverisë greke. Vllasi theksoi se transparenca e Qeverisë shqiptare gjatë censusit do të dëshmojë nëse të drejtat e minoritetit grek respektohen. “Transparenca prej qeverisë shqiptare gjatë censusit të 2020 do të dëshmojë nëse të drejtat e minoritetit respektohen, ndërsa pjesëmarrja e minoritetit në proces do të garantojë se ne si komunitet nuk bëjmë gabimet e së shkuarës duke kontribuar në reduktimin e numrit të minoritetit grek në Shqipëri”, është shprehur Kostandino Vllasi, raporton gazetarja e Top Channel, Kristina Fidhi. Vllasi ka kërkuar nga të pranishmit të mos vazhdojnë gabimet e konflikteve mes tyre por të bashkohen për interesat e minoritetit. “Duhet lënë mënjanë mikropolitika, por të mëshohet tek ato arsye që prodhojnë bashkim dhe zgjidhje”, është shprehur ai. Vllasi bëri thirrje për mospërsëritjen e gabimeve në regjistrimin e popullsisë dhe atë të regjistrimit të pronave të grekëve, sidomos në Himarë. Ai i bëri thirrje minoritetit të regjistrohet si i tillë në Shqipëri gjatë vitit 2020 dhe të korrigjojë, sipas tij, gabimet historike të kryera në dëm të komunitetit grek pak vite më parë. Në ceremoni morën pjesë krerë të Omonia-s, ambasadorja greke në Tiranë, konsulli grek në Gjirokastër, deputetë greke të partive të ndryshme, mitropoliti i Giirokastrës, kreu i PBDNj, Vangjel Dule, etj.

Top News-Sekuestrimi i pasurisë së Malltezit. Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e dhëndrit të Berishës
07/04 19:30
PD në krizë?/ Berisha gati planin për zgjedhjet e brendshme, nami zbulohen prapaskenat
07/04 18:38
Top News – ‘Asnjë bllokim negociatash’. Rama: Lajme të pavërteta, po ecim sipas parashikimeve
07/04 18:15
Top News – Etika kursen Ballën e Vokshin. Flamur Noka ndëshkohet me 20 ditë, Elda Hoti me 10
07/04 18:08
Top News – Balla nuk ka vendim për Spiropalin. Për Erion Braçen thotë se nuk po kritikon partinë
07/04 18:06
Top News – ‘Janë duke u hetuar nga SPAK’. PS refuzon komisionet e PD për ARRSh dhe AKSHI-n
07/04 16:36
Top Channel/ PD kundër për parqet teknologjike, Bozdo dhe Zhupa akuzojnë PS
07/04 15:16
Top Channel/ PS rrëzon komisionet hetimore, Balla përplaset me Bardhi
07/04 15:12
Top Channel/ Berisha: Ulni taksat e naftës! Qytetarët t’i bashkohen protestës më 17 prill
07/04 15:07
Top Channel/ Rama: Negociatat nuk janë bllokuar! Lançohet platformë punësimi
07/04 15:05
Top Channel/ “Të thuash që ka shumë korrupsion do të thotë të flasësh përçartë”, Rama: Dalin…
07/04 14:14
Top Channel/ “Rama mashtroi pensionistët”, Berisha: Rritja stratosferike e çmimeve po e godet…
07/04 13:44
Top Channel/ ‘Drejtorët e qarqeve i vendoste Partia’, Rama: Të gjithë ishin nën kthetrat e …
07/04 13:13
Top Channel/ ‘Nuk janë shëtitje në lëndinë’,Rama për Integrimin:Prilli muaji i diskutimeve intensive
07/04 13:10
Top Channel/ ‘Nuk janë shëtitje në lëndinë’,Rama për Integrimin:Prilli muaji i diskutimeve intensive
07/04 13:09
Top Channel/ ‘Falë kësaj administrate reflektohet pozitivisht’, Rama: Shpejtësi unike për integrimin
07/04 13:08
Top Channel/ ‘Ky portal krijon trasparencë’, Rama: Hapim një dritare të re për ata që duan të…
07/04 13:08
Top Channel/ ‘ Prezantimi i vendeve të lira të punës në sektorin publik’, Ibrahimaj: Portal unik…
07/04 13:06
Top Channel/ Rama mbledh grupin e PS,diskutimi me deputetët për turin e quajtur “Punët e Shqipërisë”
07/04 13:03
Top Channel/ Gjykata refuzon Ballukun, kërkoi rrëzimin e masës për pezullimin nga detyra
07/04 13:02