Pesë ditë pas lëkundjeve të tërmetit që shkaktoi 51 viktima, Forcat e Armatosura janë ende në terren për t’i ardhur në ndihmë banorëve të prekur nga kjo tragjedi. Me përfundimin e operacioneve të kërkim – shpëtimit, Forcat e Armatosura janë përqendruar në mbështetjen logjistike, duke transportuar ushqime, veshmbathje e detergjentë për njerëzit e mbetur të pastrehë si pasojë e tërmetit të datës 26 nëntor.