Eksperti për ekonominë, Ergis Sefa, analizoi në Top Talk Economy vendimet e kryeministrit Edi Rama për formimin e qeverisë së re. Ai u ndal tek ndryshimet që pritet të ndodhin, me pozicionimet e reja në Ministritë e vendit. Sefa shpjegoi me detaje risitë, si shkrirja e disa ministrive, përfshirë edhe krijimin e ministres me Inteligjencë Artificiale. Programi "Top Talk" është emision i përditshëm që trajton tema aktuale në fushën e ekonomisë dhe biznesit. Me të ftuar të specializuar, analiza të thelluara dhe debate dinamike, programi sjell informacione të rëndësishme dhe opinione mbi zhvillimet më të fundit që ndikojnë në xhepat tanë, tregje dhe ekonomi. Nga e hëna në të premte, ora 15:45 Autor/Moderator: Angelo Haruni