Ekspertja për sigurinë kibernetike, Nadia Elbasani, foli në Top Talk Economy për ministren e re të krijuar nga Inteligjenca Artificiale, Diella. Ajo u ndal tek mënyra se si do të procesojë në punë ministrja më e re që bëri jehonë në mediat ndërkombëtare, që u prezantua nga kryeministri Edi Rama në prezantimin e qeverisë së re më 11 shtator.