Kryeministri Sali Berisha e ka ndryshuar disa herë qeverinë e tij, por asnjëherë nuk kishte patur rastin të shpallte emrat e ministrave të rinj në Facebook. Përdorimin për këtë qëllim, të kësaj risie të komunikimit, ia dha Ilir Meta, pas pranimit publik të ftesës për koalicion me Partinë Socialiste.