Shqipëria ka njohur 25 ministra të brendshëm, pas viteve të diktaturës. Rreth gjysma e tyre u larguan me “bujë” nga ky pozicion për shkak të skandaleve që u shkatuan. Protesta , vrasje qytetarësh, trafik droge e deri në arrestime janë pjesë e historisë së tyre. Përse qeveritë nuk kanë arritur të gjejnë një Ministër të denjë për sigurinë publike? Ky dokumentar pasqyron një profil për Ministrat e Brendshëm të 30 viteve të fundit, do të ndalemi kryesisht tek ata që kanë ikur me skandale nga ky post i rëndësishëm.