Gjatë intervistës në Top Talk, Kryetarja e Komisionit për Politikën e Jashtme në Kuvendin e Shqipërisë, Mimi Kodheli deklaroi se përgjegjës për politikën e jashtme dhe çështjet e integrimit është Edi Rama, jo Gent Cakaj. Kodheli tha se Kryeministri nuk do të japë dorëheqjen edhe nëse do të ketë një tjetër përgjigje negative, përsa kohë Shqipëria ka përmbushur dhe përmbush detyrimet dhe kushtet e vendosura nga Bruksel. Dorëheqjen e Kryeministrit të Maqedonisë Zoran Zaev pas dështimit të përgjigjes pozitive nga Këshilli Europian për çeljen e negociatave, Kryetarja e Komisionit për Politikën e Jashtme e lidhi me specifikat politike që ka Maqedonia e Veriut në raport me kushtet e saj për çeljen e negociatave.