Për dekada me radhë, flamuri shqiptar në Lojërat Olimpike Dimërore ka qenë thjesht një simbol prezence. Një betejë e vetmuar kundër kohës, kundër kushteve, shpeshherë kundër pamundësisë. Por dimri i vitit 2026 nuk është si të tjerët. Në Milano-Cortina, Shqipëria nuk shkon më si turiste e sportit. Ajo shkon të sfidojë gjigantët. Nër 25 Olimpiadat Dimërore që janë zhvilluar, bota është mbledhur në tempujt e akullit për të festuar më të mirët e planetit ndërsa Shqipëria ka parë të tjerët të garojnë, ndërkohë që ne thjesht parakalonim. Por historia nuk shkruhet gjithmonë njësoj. Milano-Cortina 2026 nuk është thjesht një tjetër Olimpiadë. Këtë herë, Shqipëria nuk ka shkuar për të parë. Ne jemi atje sepse e merituam. Këtu, në zemër të Dolomiteve italiane, ngjyrat kuqezi kanë marrë një peshë tjetër. Nuk jemi më në periferi të vëmendjes.