Idriz Makolli, kosovari që prej 4 vitesh jeton dhe punon në Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës, ka një ëndërr të madhe: të marrë pasaportën shqiptare. Ai tregon në këtë intervistë se i ka kërkuar personalisht ndihmë Edi Ramës dhe gjeneralit të NATO-s Ëesley Clark, duke kujtuar momentet kur u takua me ta gjatë jetës dhe punës së tij. “Shqipërinë e kemi nënë biologjike. Këtu ndihem si në shtëpinë time. Pse mos ta marrim pasaportën?” – thotë Idrizi.