Ata janë studentë të historisë, që përmes një nisme të veçantë kanë zgjedhur t’u japin mikpritjen e parë turistëve në sheshin “Skënderbej”. Të veshur me kostume popullore, ata u bëjnë guidën e parë të huajve, në jo pak raste edhe foto, dhe sot në “Ora e Tiranës” do të na tregojnë një ditë të tyren, të papriturat me turistët dhe përshtypjet e ndryshme mbi kryeqytetin shqiptar.