Qindra raketa të nisura nga Irani fluturuan mbi qiellin e Izraelit, mbrëmjen e kësaj të marte. Sulmi i Iranit ndaj Izraelit u deklarua si shenjë hakmarrje për vrasjen e kreut të Hezbollah, Nasrallah. Pamjet e transmetuara nga televizionet izraelite treguan raketat që fluturonin mbi Tel Aviv rreth orës 19:45. Zyrtarët ushtarakë konfirmuan disa goditje në qendër dhe në jug të vendit. Ushtria izraelite deklaroi se një numër i madh raketash u kapën në ajër. Nga ana tjetër, Irani pretendoi se 80% e predhave goditën objektivat e tyre, duke shënjestruar tri baza ushtarake izraelite. Sulmi me raketa i Iranit solli reagimin e menjëhershëm të Izraleit.