Pas debatit që patën me njëri-tjetrin në festën buzëdetit, Jori vendos që të surprizojë Mevlanin në mëngjes. Gjatë sqarimeve për hatërmbetjet mes tyre, Mevlani nuk ngurron ta komplimetojë Jorin herë pas herë duke e pyetur troç se sa shanse ka ai me atë… "Kepi i Vip-ave", një reality show që do tju mbajë të gozhduar pas ekranit me kuriozitetin se si secili prej tyre do të sillet në këtë bashkëjetesë unike, PA RREGULLA. Personazhet do të kalojnë bashkë çdo ditë nga mëngjesi deri në darkë, do të udhëtojnë, do të festojnë, do të qeshin por edhe do të qajnë me surpriza të papritura. Por nuk do të mungojnë as vizitat nga miq të veçantë gjithashtu të famshëm, me të cilët do të mbyllen situata të vjetra, do të përballen, apo do të hapin situata të reja. Bashkëjetesa mes tyre do të gjenerojë situata të forta, intriga, xhelozi, dashuri, etj. Moderatore: Kiara Tito Autore: Olsa Muhameti