“Në 18 qershor, qytetarët kërkojnë një shans që pas 4 vitesh politikanët të heshtin dhe ata të dëgjohen e të vendosin”. Ilir Meta ende nuk është shprehur për koalicionin me Partinë Socialiste për të garuar së bashku në zgjedhjet e ardhshme, por duket se është i vendosur për mbajtjen e tyre në 18 qershor, ditën e dekretuar nga presidenti Bujar Nishani.