Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta, duke folur nga Shkodra, ku prezantoi kandidatët e kësaj force politike për këtë zonë të Shqipërisë, kërkoi konsensus për miratimin e tre ligjeve, që kërkohen nga Brukseli, brenda këtij mandati të Parlamentit dhe hyrjen e tyre në fuqi, me nisjen e punës së legjislativit të ri.