Komisioni hetimor për presidentin Meta ka shtuar akuzat ndaj tij. Ndërsa në fillim hetimi nisi për dekretin e zgjedhjeve të 30 qershorit, komisioni vendosi që Presidenti të hetohet edhe si i dyshuar për shkelje të Kushtetutes me mënyrën se si veproi për anëtarët e Gjykatës Kushtetuese.