Meta rrëzon ligjin për taksat e kromit/ Presidenti: Situatë ekstreme e trajtimit preferencial
13/01/2021 15:31

Presidenti Ilir Meta nuk dekretoi ndryshimet ligjore propozuar nga dy deputetë socialist për përjashtimin nga taksa e rentës minerare për mineralet metalore që përpunohen në vend dhe eksportohen në formën e nënprodukteve minerare. Kreu i shtetit thotë se përjashtimi nga kjo taksë deri në vitin 2023 dhe në masën 1/3, për vitin 2024 e në vijim, i sjell buxhetit të shtetit një dëm prej afërsisht 500 milion lekësh ose 5 milionë dollarë. Ligji i miratuar thekson presidenti, bën një trajtim të favorizuar fiskal të një dege të industrisë në raport me degët e tjera. “Është detyrë e pushtetit qendror që të thellohet në shqyrtimin e parametrave fiskalë dhe të mos krijojë një situatë ekstreme të trajtimit preferencial, duke favorizuar degë të veçanta të industrive, të cilat i nënshtrohen regjimeve të natyrave të njëjta. Kësaj nisme i mungon transparenca që nga momenti që është propozuar”. Ligjin e miratuar presidenti Ilir Meta e cilëson si situatë aspak e sinqertë të mirë-administrimit të pasurisë publike. “Përveç humbjeve të të ardhurave në buxhet, dhe diferencimit fiskal mbi baza klienteliste, ndryshimi i propozuar cenon shfrytëzimin me objektivitet të pasurisë kombëtare e cila nëse konsumohet në këtë mënyrë, pa vjelë ato të mira që i takojnë gjithë shoqërisë, konsiderohet shpërdorim flagrant i saj. Shteti përmes këtij ligji, me dashje, heq dorë nga e drejta e tij për të vjelë të ardhurat që i takojnë nga një pasuri që i takon të gjithëve, me qëllimin e vetëm që të favorizojë biznese të caktuar, që aktualisht kanë, apo mund të pajisen me autorizimet/lejet për ta shfrytëzuar atë”. Dy propozuesit e projektligjit të miratuar në ligj, ishin deputetët Taulant Balla dhe Vullnet Sinaj.

Top News – ‘Të mos i lëme negociatat në duart e molotovarëve’, Rama me PS në Vlorë
13/04 17:45
Top News – ‘Po fjetëm na mori lumi’. Berisha kërkon mobilizim të opozitës: Punë në çdo orë!
13/04 17:37
Top News – Berisha-drejtuesve të qarqeve: Organizim total në çdo cep të vendit
13/04 17:36
Top News – ‘Jemi në kilometrin e fundit’ / Berisha: Të rrëzojmë regjimin!
13/04 17:36
Top News – ‘Rama e mbrojti Vuçiçin në arenën ndërkombëtare’. Berisha akuza ndaj Kryeministrit
13/04 17:36
Top News – Berisha me Kolegjin e Kryetarëve: Rama përdori 83 mandatet e krimit për t’u mbrojtur
13/04 17:35
Top Channel/ Mbledhja me kolegjin e kryetarëve, Berisha: Jeni ju që duhet të dilni me…
13/04 14:59
Top Channel/ Berisha porosi kryetarëve të degëve: Dialog intensiv me qytetarët, protesta arma jonë
13/04 14:58
Top Channel/ Berisha në mbledhje: Ne duhet të bëjmë gjithçka për largimin e këtij regjimi
13/04 14:43
Top Channel/ Mbledhja e Kolegjit të Kryetarëve, Berisha: Rama i del në mbrojte Vuçiç i cili është…
13/04 14:41
Top Channel/ Berisha në mbledhjen me Kolegjin e Kryetarëve: Uji fle, opozita nuk fle, se po fjeti…
13/04 14:41
Top Channel/ Samiti i Diasporës, shqiptarë nga e gjithë bota mblidhen sot në Tiranë
13/04 12:20
Top Channel/ Kryeministri Rama inspekton punimet në kantierin e “Lungomare 4”
13/04 12:03
Top Channel/ Videomesazhi i eurodeputetit Adnan Dibrani: Mburrem që jam shqiptar
13/04 10:24
Top News – Berisha për çmimin e naftës: ‘Miliarderët e marrin me 60 lekë, fermerët me 220 lekë’
11/04 22:10
Top Channel/ “Pirro, s’po të marr në telefon”, Braçe denoncon rrugën me gropa në Selitë: Nuk…
11/04 22:02
Top Channel/ Rama zbulon raportin e huaj për prokurimet publike, ja si renditet Shqipëria
11/04 22:01
Top News – Bashkëbisedimi i Berishës me qytetarët: Rama nuk heq taksat e naftës!
11/04 21:51
Top News – Turi me PS në Lushnje, Rama: E nisëm për t’ju informuar për punët që kemi bërë
11/04 21:44
Top News- Rama tregon pse e nisi turin në PS, Kryesocialisti: Gënjeshtra e fabrikime kundër Qeverisë
11/04 21:27