Meta, Rama dhe Basha reagojnë pas dorëheqjes dhe dërgimit në Hagë të presidentit të Kosovës
05/11/2020 15:13

Të gjithë udhëheqësit politik të Shqipërisë, ofruan mbështetje për presidentin e dorëhequr , Hashim Thaçi në këtë moment të vështirë për të dhe të gjithë Kosovën. Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës thotë presidenti Ilir Meta, ka qenë e drejtë dhe heroike. “Vlerësoj aktin e dorëheqjes së Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, për t’u ballafaquar me akuzat dhe besoj në pafajësinë e Tij e të gjithë bashkëluftëtarëve, sikundër është konfirmuar edhe në të kaluarën. Ky është një moment reflektimi për të forcuar më shumë bashkëpunimin dhe unitetin, në interesin më të mirë kombëtar”, tha Meta. Kryeministri Edi Rama nuk nguroi që edhe njëherë tjetër të përsërisë qasjen e tij për këtë process. “Hashim Thaçi ka gjjithë mbështetjen e solidaritetin e Shqipërisë në këtë betejë të radhës për Kosovën dhe për drejtësinë e pacënueshme të Luftës Çlirimtare! Procesi absurd ndaj tij do të vulosë përfundimisht pastërtinë e UÇK-së dhe pamundësinë për ta rishkruar historinë e saj”, shkruan Rama. Kreu PD Lulzim Basha thotë se anëtarët e UÇK-së, pjesëmarrës në këtë luftë të pabarabartë, janë përballur e kanë dalë faqebardhë ndaj akuzave të ndryshme që janë ngritur ndaj tyre. Të tjerë luftëtarë po përballen sot. “Jam i bindur se edhe ata, që nga presidenti Hashim Thaçi, kryetari i PDK Kadri Veseli, ish kryetari i Kuvendit Jakup Krasniqi e luftëtarë të tjerë të UÇK-së, do t’i faktojnë drejtësisë dhe mbarë botës se aktakuzat ndaj tyre janë të pabaza. Askush nuk mund të barazojë viktimën me agresorin. Askush nuk mund të barazojë luftën e drejtë të UÇK-së për dinjitet njerëzor dhe liri, me masakrat dhe genocidin e ushtruar nga hordhitë kriminale të Millosheviçit ndaj popullsisë civile të Kosovës’, tha Basha.

Top News – Berisha: Qeveria shkatërroi arsimin, ne futëm internetin në shkolla
07/02 15:57
Top News – “Shteti ka degraduar”, Berisha: Armiqtë e shqiptarëve janë ato që vjedhin lekët tuaja
07/02 15:57
Top News – Berisha: Ballkani i Hapur ishte tradhtia më e madhe ndaj fermerëve shqiptarë
07/02 15:56
Top News – Berisha: Reformat e Ramës nxisin largimin e shqiptarëve, do ndaloj shpopullimin
07/02 15:56
Top News – Berisha: Do strehojmë studentët, projekti që hartuam për kampusin
07/02 15:56
Top News – Dash Sula “e tradhtoi”/Berisha: Mollë e kalbur, kapi flamurin e Ramës
07/02 15:55
Top News – Përplasja e Ramës me drejtësinë/Berisha: Ai bën gjithçka për të shpëtuar lëkurën e tij
07/02 15:55
Top News – Protestat e opozitës, Berisha: Nuk do të vijmë në pushtet me dhunë e gjakderdhje
07/02 15:55
Top News – Berisha: Edi Rama ka vëllazëri me Vuçiç, mbrojtja që i bëhet
07/02 15:54
Top News – Imuniteti i Ballukut/Berisha: Qeveria kriminale e ka marrë në mbrojtje
07/02 15:54
Top News – Berisha: Rama ka marrë karton të kuq nga Europa
07/02 15:54
Top News- Berisha shpërthen për herë të parë ndaj Dash Sulës: Tradhtar, u bë patericë e Ramës
07/02 15:12
Top Channel/ Pezullimi i Ballukut, reagon Berisha: Gjykata Kushtetuese nuk mori dot vendim
07/02 15:06
Top News- “Kërkesa e Ramës përfundoi në kosh”, Berisha: Kuvendi nuk do ia heq imunitetin Ballukut
07/02 14:48
Top Channel/ Berisha komenton vendimin e Kushtetueses për Ballukun: Edhe gjykata ka mëkatin e madh
07/02 14:11
Top Channel/ ‘Administratë e degraduar’, Berisha: Duhet një reformë e madhe, në 2005 ne…
07/02 13:17
Top Channel/ ‘Në Dardhë apo në Hënë nuk shpëton’, Berisha sulmon sërish Ramën: Në një Esse…
07/02 12:56
Top Channel/ ‘Ballkani i Hapur tradhti ndaj fermerit’, Berisha: Tokat do i merren oligarkëve dhe…
07/02 12:48
Top Channel/ Reforma territoriale/Berisha: Rama nuk pranon ndryshime, do flasim me ekspertë dhe…
07/02 12:48
Top Channel/ Dash Sula kryeinspektor, Berisha: Tradhti e lartë të kapësh flamurin e Ramës, mollë…
07/02 12:37
DIGITALB DIGITALB