Duke marrë shkas nga protesta e djeshme e shoqërisë civile, presidenti Ilir Meta kujtoi se të protestosh është një e drejtë kushtetuese, por në kushtet e pandemisë duhet bërë kujdes si nga protestuesit, edhe nga forcat e rendit. Tashmë që ndryshimet e dy neneve në kodin penal që lidhen me situatën e pandemisë kanë hyrë në fuqi, presidenti edhe njëherë tjetër e përsëriti apelin për organet e shëndetësisë dhe të drejtësisë.