Presdenti Ilir Meta në një prononcim për gazetarët pas një senace dhurimi të gjakut për të sëmurët me talasemi u pyet për disa çështje nga gazetarët. Ndër to edhe për vendimin e ministres së Arsimit Besa Shahini për të shtyrë në një moment të dytë zgjedhjet në univeristete. “Vendim i arsyeshëm, i pritshëm, sepse në këtë kohë të vendosur nga parlamenti si fatkeqësi natyrore, është shumë e arsyeshme të shtyhen për të pasur zgjedhje demokratike siç e meritojnë Universitetet tona”, tha ai.