Gjatë vizitës së tij në Uashington, Ilir Meta zhvilloi disa aktivitete me disa institute ‘think-tank’ prestigjioze si Qendra Woodrow Wilson, Qendra Truman për Çështjet e Sigurisë dhe me Fondacionin Heritage. Gjatë këtyre aktiviteteve, Kryetari i Kuvendit e njohu auditorin me zhvillimet e fundit në rajonin e Ballkanit, me efektet rajonale të krizës së refugjatëve dhe përgatitjet e Shqipërisë për një fluks eventual, si dhe diskutoi mbi axhendën politike në Shqipëri, me theks të veçantë tek reforma në drejtësi, si kyçe për avancimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.