Presidenti i vendit, Ilir Meta, në një prononcim për media nga Selia e Kryegjyshatës Botërore uron festën e Fiter Bajramit. Presidenti ka përcjellë një mesazh të qartë për politikën, në këtë ditë feste të Kurban Bajramit, që ka mbledhur bashkë në selinë e Kryegjyshatës krerët e besimeve fetare në vend. Ai tha se politikanët duhet të marrin shembullin e bashkëpunimit e mirëkuptimit që kanë udhëheqësit fetarë në vendin tonë.