“Nëse brenda 15 Marsit të kemi një dakordësi politike për të gjitha çështjet, mund të marrë 2-3 javë, qoftë dhe një muaj procedura e zbardhjes së tekstit, aprovimi në Kuvend”, shprehet Gjiknuri. Kjo deklaratë e Damian Gjiknurit me një afat të ri kohor, për miratimin e reformës zgjedhore, ka vënë në lëvizje presidentin Ilir Meta, i cili vendosi si kohë pritje për një dekret shpërndarje të parlamentit 15 Marsin, datë kur parashikohej që kjo reformë, do të shkonte për tu votuar në parlament.