Presidenti Ilir Meta deklaroi se ka kthyer dy ligje të parlamentit, ekzaktësisht atë për turizmin detar dhe atë për koncensionet në Porto Romano. Sipas tij, ai i turizmit detar cënon identitetin kombëtar, pasi ka shkronja që nuk janë shqip. “Për aktivitetet e turizmit shqiptar përbën shqetësim. Fusha e aktiviteteve duhet të zhvillohet në një mjedis të sigurt juridik, por nuk e garanton kjo me Kushtetutën. Përdorimi në gjuhë të huaja, i shkronjave që alfabeti jonë nuk i njeh, jo vetëm shkel gjuhën shqipe por edhe identitetin kombëtar. Kuvendi të reflektojë”, u shpreh presidenti.