Kryetari i LSI-së Ilir Meta ka vijuar të lëshojë apel në drejtim të dy partive të medha. Ai ka zgjedhur Ndërmenasin, komune në Fier, emri i të cilës u përmend shpesh gjatë konfliktit për këtë qark për t'i kërkuar Partisë Socialiste dhe asaj Demokratike me të cilën qeveris, të heqin dore nga taktikat dhe manovrat paraelektorale.