Ilir Meta hodhi firmën mbi marrëveshjen e 5 qershorit, të përkthyer në 48 nene të reja të kodit elektoral një ditë pasi Parlamenti i dërgoi në zyrë e tij dokumentin e dakordësuar me konsensus mes mazhorancës dhe opozitës jashtëparlamentare. Si për ironi, në njoftimin e Presidencës bie në sy se Parlamenti i ka dërguar për dekretim kryetarit te shteti ndryshimet ne ligjin zgjedhor, ditën kur socialistët vulosnin ne seancë plenare ndryshimin e Kushtetutës me deputetë të dalë nga listat e PD-LSI.