Mësuesi me probleme mendore, dhunon fëmijët. Psikiatri: Shyqyr që s’ka kryer krim! – Fiks Fare
27/03/2024 20:45

Emisioni Fiks Fare solli rastin e një mësuesi me probleme të rënda të shëndetit mendor që jep mësim në një shkollë 9 vjeçare në Grudë të Shkodrës. Sipas prindit denoncues, mësuesi Rugjero Mazi dhunon fëmijët, por asnjë nuk e denoncon sepse e kanë frikë. Madje në bisedat e tij me gazetarët tregohej edhe se mësuesi ka qenë i shtruar në Psikiatrinë e Shkodrës disa herë. Gazetarët e Fiksit sollën bisedën me mësuesin e matematikës i cili tregon se ka qenë i shtruar në psikiatri, por nuk mban mend diagnozën dhe këtë e ka bërë vetëm që të marri një raport në atë kohë dhe të justifikohet në punë. Mazi në përgjigjet për gazetarët mohon dhunën ndaj fëmijëve, gjithashtu mohon se vuan nga probleme të shëndetit mendor. Madje në bisedë ai tregon se shtrimin e ka bërë në bashkëpunim me mjeken që të përfitonte, me doktoreshën psikiatre Valdete Hoxha. Kjo e fundit mohoi kategorikisht atë që mësuesi u kishte thënë gazetarëve të Fiksit duke u vënë në dispozicion edhe fletëdaljen e fundit të mësuesit nga spitali. Shtrim i cili kishte zgjatur dy muaj dhe kishte dalë me një diagnozë të rëndë të shëndetit mendor dhe kronike. Të njëjtën gjë tha për gazetarët e Fiksit edhe mjeku psikiatër i Qendrës Komunitare në Shkodër, Gjon Preçi. “Unë e njoh historinë e këtij personi, sepse para disa vitesh e ka sjellë i ati se e kishte dhunuar atë, por ishte shumë negativ daj mjekimit. Unë nuk di si nuk ka kryer ndonjë krim , sepse diagnoza e tij është ndër më të rëndat e shëndetit mendor” thotë Preçi. Ndërkohë në kartelën tek mjekja e familjes ky person është i shëndoshë klinikisht, kjo sipas mjekes sepse sistemi nuk është i lidhur automatikisht me specialistin dhe ajo as nuk ka pasur indicie se ai është një person me probleme. Dokumenti i aftësisë për punë është detyrim ligjor për çdo mësues të dorëzohet çdo vit.

Episodi i plotë – Fiks Fare, 11 Mars 2026
11/03 21:01
Monitorime/ Bledi Mane: “Lajmet perverse kanë audiencë” – Fiks Fare
11/03 21:00
‘Kafja’ 10 mijë €! Video e ryshfetit të dy drejtorëve të bankës shtetërorë! – Fiks Fare
11/03 20:45
Shqiptarët me orë të tëra në kafe. Pse jashtë kjo ndodh rrallë? – Fiks Fare
11/03 20:30
Episodi i plotë – Fiks Fare, 10 Mars 2026
10/03 21:01
Monitorime/ Armela hutoi jo vetëm të ftuarin, por tronditi stadiumin – Fiks Fare
10/03 21:00
Peshkopi/ Digjet Pallati i Kulturës, fajin ia hedhin ‘miut’. Godina pa sistem sigurie – FIks Fare
10/03 20:45
Pse u bën thirrje Berisha të rinjve dhe intelektualëve? Nëse duan, dalin vetë në protestë! – Fiks Fare
10/03 20:30
Episodi i plotë – Fiks Fare, 9 Mars 2026
09/03 21:01
Monitorime/ Shtatzënia? Gjinekologu thotë: Pyet kryetarin e komunës! – Fiks Fare
09/03 21:00
Baza e NATO-s i prishi shtëpinë, OSHEE i kërkon të paguajë dritat – Fiks Fare
09/03 20:45
Paris apo një tufë lule? Burrat tregojnë surprizat për 8 Mars – Fiks Fare
09/03 20:30
Petë e Mavrovës, fshati fantazmë pranë Vlorës. Nga 560 banorë sot vetëm 14
06/03 21:30
Monitorime/Plas e qeshura në studio nga gjërat që bëhen me dorë
06/03 21:00
Episodi i plotë – Fiks Fare, 6 Mars 2026
06/03 21:00
40 familje pa ujë për 9 muaj në Pjetroshan. Ndërhyn Fiks Fare, problemi zgjidhet
06/03 20:45
Episodi i plotë – Fiks Fare, 5 Mars 2026
05/03 21:00
Monitorime/ Meshkujt kur martohen mësojnë të hanë dhe bamje – Fiks Fare
05/03 21:00
Rrezik për pallatin në Fresk! Institucionet flinin, reagojnë vetëm pas Fiks Fare
05/03 20:45
Opozita bllokon foltoren, por PS mes tensioneve miraton ministrat – Fiks Fare
05/03 20:30
DIGITALB DIGITALB