Një përplasje mes një çifti mësuesish dhe drejtoreshës së Zyrës Vendore Arsimore në Tropojë ka përshkallëzuar në një ngjarje shqetësuese, që përfshin edhe kërcënime të drejtpërdrejta nga djali i drejtoreshës. Mësuesi Alfred Alfredaj, punonjës në shkollën 9-vjeçare të Fierzës, ka denoncuar në emisionin “Fiks Fare” se është kërcënuar me telefon nga Elsi Basha, djali i drejtoreshës së ZVA-së, pas një postimi të bërë në Facebook nga bashkëshortja e tij, gjithashtu mësuese në të njëjtën zonë.