Alma Liço dhe familja e saj është një nga shumë familje shqiptare që kanë vuajtur gjatë viteve të diktaturës nëpër kampe internimi. E lindur në vitin 1958, Alma internohet drejt Dumresë pikërisht në ditëlindjes e saj të 10-të. Zanafilla e gjithë ngjarjes nis nga gjyshi i saj, Muhamer Liço i cili ishte avokat dhe kishte studiuar në Amerikë ishte kthyer të punonte në Shqipëri. Gjatë viteve të luftës ai ndihmon Ballin Kombëtar dhe komunistët e pozicionojnë si kundërshtar. Në vitin 1945 kur ata kishin dhe pushtetin në duar, komunistët vrasin Muhamer Liçon. Vitet e para të lindjes për Almën janë normale, ajo së bashku me dy prindërit e saj mësues jetojnë në Tiranë, por në vitin 1968 vjen njoftimi për t'u internuar. Gazetar: Orest Floku