”Wooden Cloud‘ e Martin Steinert në sheshin “Skënderbej” në kryeqytet vazhdon të rritet. Qytetarët mund të bëhen pjesë e instalacionit gjatë këtyre ditëve, duke shkruar dëshirat, ëndrrat ose mendimet e tyre në elementet e drunjta. Në këtë video, ju tregojmë se çfarë është shkruar deri tani.