Në histori bima e Mersinës është përdorur për kurimin e shumë sëmundjeve, dekorime, në kuzhinë e deri edhe në rituale fetare. Kjo bimë e egër, rritet në zonat e Mesdheut dhe Shqipëria është vendi ku i përshtatet klima më së miri. Njohësi i mirë i bimëve medicinale, Zef Gjeta, na jep shumë informacione mbi këtë bimë e cila ka dhe shumë të mira shëndetësore.