Ish-kryeministri Sali Berisha mund të njihet sot me masën arrest në shtëpi nga GJKKO, pas kërkesës së dy prokurorëve Arben Kraja dhe Enkeleda Millonai. Masa për këtë të fundit pritej të jepej që ditën e djeshme, por seanca gjyqësore u shty pasi avokatët e Berishës kërkuan kohë për t’u njohur më në detaje me provat që e bindën SPAK për të ashpërsuar kërkesën e tyre nga detyim paraqitje në arrest shtëpie. Për këtë arsye seanca u shty për sot në orën 11:00. Gjithashtu, avokatët e Berishës kërkuan edhe përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka për njëanshmëri. Gazetar: Orest Floku