Zona e “Myslym Shyrit” në Tiranë është përfshirë nga një skandal I dhunës ndaj kafshëve. Gjithçka nisi me denoncimin e një qytetareje të shqetësuar, në mbrëmjen e 31 tetorit, ku shfaqej një zonjë duke goditur me shkelma një qen. Pamjet horror vinin nga një pallat 17-katësh përballë me Drejtorinë Vendore të Policisë së Tiranës, në kryeqytet. Gruaja në fjalë e identifikuar si Gera Kulla duket në videot e kapura nga kamerat e sigurisë të “Pallatit të qenve”, duke dhunuar kafshët në korridorin e godinës, por edhe në ashensor. Gazetar: Kristo Kote Çdo ditë në një transmetim live do të vinë ngjarje të aktualitet, fenomene histori njerëzore, por edhe ngjarje të bujshme, ku program do të thellohet në to për të sjellë ekskluzive protagonistët e tyre. Lidhje direkte nga e gjithë Shqipëria. Dinamika e jetës shqiptare do të jetë çdo ditë në ekranin e Top Channel. Prezantojnë: Erjona Rusi & Arjon Muça Autore: Eralda Kenaj