Sara Kokvelaj, është “Goth girl” prej 3 vitesh. Ajo gjithmonë e ka pëlqyer këtë stil por rreth moshës 18 vjeç nisi te kuptonte çfarë donte dhe çfarë e bënte të ndihej më mirë dhe me kalimin e kohës krijoi pamjen që ka sot. Ajo çdo ditë vishet ekstravagante dhe jo rrallë është ndeshur me paragjykime për dukjen e saj e cila fshihet pas ngjyrës së zezë dhe grimit të errët.