Zbatimi i marrëveshjes për pikëkalimet kufitare ka tensionuar marrëdhëniet brenda faktorëve serb. Presidenti dhe Kryeministri serb janë takuar mbrëmjen e së mërkurës për të diskutuar për këtë temë dhe për rrjedhën e bisedimeve në Bruksel, pas takimeve të Kryeministrave Hashim Thaçi dhe atij serb Ivica Daçiç.